Brenda 24 orëve, pesë persona e kanë shkelur orën policore

Nga ora 23:00 e ditës së djeshme deri në ora 05:00 të ditës së sotme, Ministria për Punë të Brendshme në të gjithë territorin e vendit ka regjistruar vetëm pesë shkelje të orës policore. Në ndërkohë në gjithë territorin e vendit janë regjistruar edhe 522 shkelje për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse si preventivë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.