Në një intervistë për gazetën franceze Journal de Dimanche, kryediplomati evropian tha se Kina ishte njëlloj partneri ekonomik i Evropës dhe “një rival sistemik duke u përpjekur të promovojë një model alternative të qeverisë”.
“Kina dhe BE janë të përkushtuara ndaj multi-lateralizmit, dhe kjo i vë ata në të njëjtën anë, por kjo nuk do të thotë që ata ndajnë pikëpamje për rregullin global, veçanërisht në kohë krizash,” tha Borrell.
Ai shpjegoi se evropianët mbështesin multi-lateralizëm efektiv me Kombet e Bashkuara në qendër, ndërsa Kina “praktikon multi-lateralizëm selektiv që dëshiron dhe bazohet në një kuptim të ndryshëm të rendit ndërkombëtar”.
Borrell shtoi se kriza e koronavirusit kishte acaruar rivalitetin midis Kinës dhe SHBA, pasi të dy vendet fajësojnë njëra-tjetrën për përhapjen e pandemisë.
Ai kritikoi qëndrimet e presidentit amerikan Donald Trump mbi multi-lateralizmin, duke deklaruar se e sheh atë si “një lojë ku Amerika mund të humbasë gjithçka”.
“Kjo pikëpamje është e gabuar,” tha Borrell.