Bashkimi Europian nuk synon të hyjë në një luftë të ftohtë me Kinën, për shkak të fushatave dezinformuese lidhur me pandeminë nga COVID-19, ardhur nga Kina, theksoi sot kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell.
“I kam thënë ministrit kinez të Punëve të Jashtme, mos u shqetësoni se Europa nuk do të angazhohet në një luftë të ftohtë me Kinën”, deklaroi spanjolli Josep Borrell, i pyetur në lidhje me bisedën që zhvilloi me kreun e diplomacisë kineze, Wang Yi për përgatitjen e një samiti BE-Kinë.
“Ne po punojmë tashmë që prej shumë kohësh mbi dezinformimin. Ne kemi filluar që prej pesë vitesh. Këto vitet e fundit, dezinformimi është përqendruar në burime nga Kina, por ai nuk është drejtuar kundër Kinës”, theksoi Borrell gjatë prezantimit të një strategjie për të luftuar kundër dezinformimit mbi çështjet shëndetësore.