Borrell: BE-ja udhëheq dialogun Kosovë-Serbi, SHBA-ja partner

Shefi i diplomacisë evropiane, Joseph Borrell thekson se BE-ja është ndërmjetësi kryesor në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit dhe se bashkëpunon me Shtetet e Bashkuara dhe ndan të njëjtën agjendë në Ballkanin Perëndimor.

Në një përgjigje me shkrim të një pyetje nga një anëtar i Parlamentit Evropian në lidhje me “humbjen e rolit udhëheqës të BE-së në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës dhe dorëzimin e kësaj pozite SHBA-së”, ai potencon se BE theksoi angazhimin e saj në dialog dhe rajonin duke emëruar Përfaqësuesin e Posaçëm Miroslav Lajçakun.

Lidhur me marrëveshjet në fushën e transportit ajror dhe hekurudhor, të cilat Kosova dhe Serbia pranuan në parim me ndërmjetësimin e Amerikës zyrtari i lartë evropian thekson se “BE mbështet të gjitha masat dhe veprimet që kontribuojnë në lehtësimin e lëvizjes dhe komunikimit midis njerëzve “.

“Kjo është një nga mënyrat që çon në normalizimin e marrëdhënieve dhe përmirësimin e bashkëpunimit rajonal. Serbisë dhe Kosovës kanë nevojë për më shumë nga këto hapa, më shumë marrëveshje, më shumë normalizim”, deklaroi Borrell në një përgjigje me shkrim, raporton Blici serb.

Kreu i diplomacisë së BE-së shton se Brukseli mirëpret vendimin e autoriteteve në Prishtinë për heqjen e taksës ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja.

“Ky është një vendim pozitiv për bashkëpunimin rajonal që mund të kontribuojë në rinovimin e bisedimeve për dialog”, përfundon Borrell, transmeton Klan Kosova.