
Presidenti brazilian Zhair Bolsonaro deklaroi sot se shpreson se presidenti amerikan Donald Tramp do të rizgjidhet në zgjedhjet presidenciale në nëntor në SHBA.
Ai këtë e tha edhe pse paraprakisht deklaroi se marrëdhëniet tregtare mes të dyja vendeve janë premtuese madje edhe nëse fiton kandidat demokratik, transmetojnë mediat britanike.
Bolsonaro rregullisht e mbështet Trampin dhe shpesh herë e quajti model të shembullit politik dhe vendosi paralele mes qëndrimeve të tyre politike dhe sjelljeve./MIA