Të mërkurën në mbrëmje (22 prill 2020) ka ndërruar jetë njëri ndër biznesmenët e suksesshëm shqiptar në Shtetet e Bashkuara ta Amerikës, si pasojë e Covid-19.
Lajmin e ka bërë të ditur portali plavaeguciasot.com, transmeton klankosova.tv.
“Ai ishte një shembulli i shkëlqyer i shqiptaro amerikanit, njeri punëtor, krijues në fushën e ndërtim – shërbimeve, atdhetar i spikatur, patriot i përkushtuar në çështjen kombëtare, luftëtar i paepur për demokraci”.
“Kujtimi ishte një baba i përkushtuar dhe i dashur, një vëlla i jashtëzakonshëm për vëllanë dhe 7 motrat e tij, një shok dhe mik i rrallë. Kujtimi do t’i mungojë shumë komunitetit tonë”.