Bislimovski: Ndihmë për mbrojtje nga varfëria energjetike vetëm për rastet sociale dhe të prekurit nga kriza me Covid-19

Vetëm kategoritë e rrezikuara të konsumatorëve të marrin mbështetje nga varfëria energjetike që të ulet goditja nga rritja fundit e çmimit të energjisë elektrike. Ata të cilët nuk kanë problem me pagesën e faturave nuk duhet të marrin volitshmëri, ndërsa të gjindet kategoritë e rrezikuara në të cilat do të ishin të përfshirë rastet sociale dhe qytetarët e prekur me krizën nga Kovid-19.

Këtë e porositi kryetari i Komisionit rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit (KRRE) Marko Bislimovski, sot në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve. Ai paralajmëroi se tani më kanë filluar negociatat me sindikatat dhe sektorin joqeveritar që i organizon protestat kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike dhe se takimi i ardhshëm do të mbahet javën e ardhshme në përbërje të zgjeruar me përfshirjen e më shumë përfaqësuesve nga grevistët.

“Dje patëm takim me përfaqësuesit e sindikatave dhe ne si KRRE u dakorduam t’u japim mbështetje të plotë logjistike në bisedimet e mëtutjeshme të cilat do t’i bënin me Qeverinë lidhur me rritjen e numrit të kategorive të rrezikuara të cilët do të mund të shfrytëzonin mjete shtesë për mbrojtje nga varfëria energjetike. Gjatë javës së ardhshme do të mbajmë edhe një takim në të cilin do të ftohen edhe përfaqësuesit e OJQ-ve të cilët protestuan, në të cilin edhe njëherë do t’i prezantojmë pikëpamjet tona si kjo goditje nga rritja e çmimit të energjisë elektrike do të ishte sa më i vogël që është e mundur ndaj qytetarëve. Me këtë rast, ne jemi të qëndrimit se duhet të rritet numri i kategorive të rrezikuara të konsumatorëve që duhet të marrin ndihmë përkatëse për mbrojtje nga varfëria energjetike”, tha Bislimovski.

Zakonisht, shtoi, ato do ishin rastet sociale, por gjithashtu edhe qytetarët të cilët kanë probleme për shkak të krizës me kovid-19.
– Advertisement –

Sipas tij, ulja e TVSH-së nuk është opsion sepse, siç tha, në atë mënyrë do të fitonin të gjitha kategoritë e konsumatorëve, e jo vetëm kategoritë e rrezikuara të konsumatorëve.

Saktësoi se në periudhën në vijim do të bisedojnë edhe me përfaqësuesit e Qeverisë për uljen e TVSH-së për rrymën, por paraprakisht, siç tha do t’i pastrojnë disa çështje me sindikatat dhe organizatat joqeveritare të cilët kanë dalë në protesta.
– Advertisement –

Bislimovski informoi se për punën profesional kanë marrë mbështetje dhe konfirmim për profesionalizmin e asamblesë vjetore të Asociacionit rajonal të komisioneve rregullatore për energjetikë dhe në takimin e Këshillit të trupave rregullator të Bashkësisë energjetike./MIA