Bisedimet me Bullgarinë do të pushojnë! Dimitrov: BE s’do të dështojë edhe këtë vit në procesin e zgjerimit

Portugalia do të jetë e interesuar t’i vazhdojë përpjekjet e Gjermanisë, Berlini njofton se mbetet i përkushtuar për këtë çështje, mendoj se Bashkimi Evropian nuk mund t’ia lejojë vetes luksin që edhe ky vit, 2021, të kalojë ashtu siç kaloi viti 2020, me dështim të zgjerimit, deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov në intervistë për MIA-n. Sipas tij edhe Portugalia, e cila nga 1 janari ka marrë presidencën me këshillin e BE-së, ka pasur motivet e njëjta sikur Maqedonia për anëtarësim për në BE, andaj Dimitrov shpreson se Portugalia do t’i dëgjojë çështjet e Maqedonisë së Veriut.

“Portugalia nuk është gjeografikisht afër nesh, është e qartë se kjo perspektivë në një farë mënyre ndikon në përparësitë e Portugalisë, etj. Në ish funksionin tim kam pasur disa takime me MPJ-në portugeze, Portugalia në fakt ka përdorur të njëjtin motiv si ne për anëtarësim në BE, ka forcuar demokracinë, ka siguruar rritje ekonomike, ka rregulluar vendin, dhe në këtë kuptim mendoj se do të na dëgjojnë për çështjet tona”, theksoi Nikolla Dimitrov – zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, tha se Bashkimi Evropian duke mos zbatuar vendimin e vet

për zgjerim, dërgoi sinjale negative për të gjitha vendet e rajonit.

“Rruga jonë drejt Bashkimit Evropian është shumë e vështirë, e ngushtë dhe me pjerrësi. Procesi është në krizë, zgjerimi është në krizë dhe mendoj se mossuksesi i Bashkimit Evropian për ta zbatuar vendimin e vet dërgoi sinjale negative për një rajon i cili gjeografikisht është i rrethuar me vende-anëtare të Bashkimit Evropian”, tha zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane.

Dimitrov paralajmëroi “pushim” në bisedimet me Bullgarinë, deri sa shteti fqinjë që na vendosi veto të mbarojë zgjedhjet të caktuara për më 28 mars. Ministri i jashtëm tha se tani është koha të fokusohemi në reformat e brendshme.

Nga ana tjetër Ministri i Jashtëm I Portugalisë, Augusto Silva, në një brifing online me gazetarët, ka deklaruar se hapja e negociatave aderuese me Shkupin dhe Tiranën është në mesin e prioriteteve të kryesimit portugez. Sipas tij Portugalia do të bëjë përpjekje që të organizojë konferencat e para ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në gjysmën e parë të këtij viti.