Bisedime Putin-Erdogan për situatën në Idlib

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan, diksutuan në një bisedë telefonike lidhur me përshkallëzimin e situatës në Idlib, deklaroi ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

“Rusia shpreh keqardhje për vdekjen e ushtarakëve turq në Idlib dhe është e përgatitur të punojë për sigurimin e trupave të tjerë në rajon”, theksoi Lavrov.

“Ndërsa Rusia po zbaton marrëveshjet me Turqinë në lidhje me rajonin e Idlibit, Turqia duhet të përmbushë angazhimin e saj për largimin e grupeve ekstremiste nga zona”, shtoi Lavrov.

Lavrov gjithashtu theksoi se ushtria siriane ka të drejtë të eliminojë grupet terroriste në vend.