Bisedë telefonike mes Zaevit dhe Borisovit për gjetjen e zgjidhjeve për çështjet e hapura bilaterale

Kryeministrat e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, Zoran Zaev dhe Bojko Borisov sot në bisedën telefonike kanë shprehur bindjen e ndërsjellë se do të vazhdojnë të bisedojnë edhe drejtpërdrejtë dhe përmes përfaqësuesve dhe ekipeve qeveritare me qëllim të gjetjes së zgjidhjes së përbashkët për çështjet e hapura bilaterale në intrres të të dy vendeve dhe në interes të integrimeve evropiane, informojnë nga Qeveria.

Zaev, siç kanë informuar nga Pres shërbimi qeveritar, në bisedën telefonike me Borisovin së pari i ka dëshiruar shëndet të mirë dhe shërim të shpejtë nga korona virusi, me çka Borisovi e ka informuar se ndjehet shumë më mirë dhe se se gjendjen shëndetësore e ka stabile

Në bisedën telefonike, kyeministrat Zaev dhe Borisov, siç theksohet në kumtesën qeveritare, madje kanë shkëmbyer informacione rreth përgatitjeve të Samitit të ardhshëm në Sofje në kuadër ta Procesit të Berlinit dhe kanë dakorduar edhe një bisedë telefonike për ditën e nesërme, ku do të sillet vendim nëse takimi i kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Samitit të martën do të mbahet me prani fizike në Sofje ose tërësisht onlajn.