Pasi shumica e tyre kanë një numër të madh ndjekësish në rrjete sociale, artistët kanë marrë rol në këshillimin e qytetarëve në këto momente.
BimBimma së fundmi ka ndarë një video në Instagram, ku i fton qytetarët të respektojnë masat e vëna nga Qeveria dhe të veprojnë sipas udhëzimeve të ekspertëve.
Në videon e ndarë ai la këtë shkrim “Deri sot ju kom thirr mu çu! Sot po ju boj thirrje me luftu prej s’mrenshmi”.