Bill Gates dhuron 10 milionë dollarë për luftën kundër koronavirusit

Miliarderi amerikan e njoftoi këtë dhurim disa ditë më parë. Gjysma e shumës do të shkojë në Kinë, gjysma tjetër në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Afrikë.

“Shuma do të shpenzohet për të ndihmuar shpëtimtarët në vijën e parë të frontit, në Kinë dhe Afrikë, që të frenojnë përhapjen e virusit të ri”, ka bërë të ditur fondacioni.