Gazetarja dhe këngëtarja Big Mama i ka dalë në mbrojtje këngëtarit Labinot Tahiri, shkruan lajmi.net.
Ky i fundit ishte më i zhurmshmi pas vendimit të ministrit Vitia për anulimin e dasmave dhe ahengjeve sivjet.
Big Mama mendimin e saj e dha gjatë një prononcimi për rtv21.
“E mbështesë plotësisht deklaratën e Labinot Tahirit, e njohë shumë mirë shpirtin dhe personalitetin e tij, Labi nuk është në zor për një sezon ai ka aq buxhet, por ai atë deklaratë e dha në emër të muzikantëve sepse ka muzikanta që me shpirt e presin atë verë dhe gjithë dimrin jetojnë me sezonin e verës. Do Zoti të ketë sezon se ky është zinxhir, si restorante si të gjithë bukë e kemi këtë edhe ne duhet me e mbushë frigoriferin edhe ne kemi shpenzime”, u shpreh ajo.