Me urdhër të Bashkësis Fetare Islame, të premten e kaluar pas namazit të Xhumasë nëpër të gjitha xhamitë në Maqedoni u grumbulluan mjete financiare për të dëmtuarit nga tërmeti në Shqipëri.
Edhe pas 7 ditësh, deri më sot nuk ka ndonjë konfirmim nga BFIja se sa mjete financiare janë grumbulluar.
Kurse në shtetin fqinj Kosovë, sot kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njoftoi opinionin se në aksionin e ndërmarrë, sipas urdhrit të myftiut Naim Tërnava, që në të gjitha xhamitë e Kosovës, pas namazit të xhumasë, më datë 29 11 2019, të mblidhen ndihma për të dëmtuarit nga tërmeti në Shqipëri, janë mbledhur gjithsej 304 302 euro.
Në ditën kur u ndërmor ky aksion, që ishte ditë e premte kur imamët mbajnë ligjëratën e rregullt javore, imamët janë orientuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame që të flasin për vlerën e ndihmës-sadakasë, për kuptimet e vëllazërisë kombëtare dhe që të rikujtojnë xhematin që të luten e t’i ndihmojnë motrat e vëllezërit nga Shqipëria në të gjitha format e mundshme, përfshirë edhe nëpërmjet aksionit që po ndërmerrej në xhami.