Besnik Qaka bën një ndryshim në pamje

Vokalisti i grupit “NRG Band”, Besnik Qaka, pasi kishte shkurtuar shumë flokët vendosi ta bëjë edhe një tjetër ndryshim.

Ai i ka ngjyrosur ato të bardha dhe këtë gjë e tregoi me anë të fotografive që ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij në Instagram.

Ndryshimin e ngjyrës së flokëve përveç fansave ia komentuan edhe kolegët, mes tyre ishte edhe Blero Muharremi.

“dajki mu paske bo si Naymar 🤣. po nice po te rrin 👍”, ishte komenti i Bleros në fotografitë e Besnikut.

Për ndryshe, projekti i fundit muzikor nga NRG Band ishte “Ani Ani”, këngë kjo që numëron mbi 1 milion klikime në YouTube.