BESA vazhdon fushatën në shkollat e Tetovës: “Mosha Pijade” të quhet “Rexhep Voka”

Forumi Rinor i BESËS në Tetovë sot ka shpërndarë fletushka edhe në shkollën e mesme bujqësore në Tetovë, për të sensibilizuar sipas tyre nxënësit, prindërit dhe profesorët për të përkrahur iniciativën e këshilltarëve të Lëvizjes BESA në Tetovë për emërimin e shkollave të mesme në gjuhën shqipe. Në rastin konkret, BESA kërkon që shkolla e mesme bujqësore ”Mosha Pijade” të emërohet në ”Rexhep Voka”.