Besa për Kosovën: Skenderaj ndihmohet me 200 pako

Fondacioni Besa, Klubi i Prodhuesve të Kosovës si dhe organizata Germin sot kanë vazhduar me dërgimin e ndihmave në komunën e Skenderajt.

Gjatë këtij aksioni u shpërndanë 200 pako me produkte ushqimore dhe produkte bazë të higjienës ku të gjitha pakot janë me produkte MADE IN KOSOVA.

Kjo është komuna e gjashtë që ndihmohet nga kjo fushatë.

“Besa për Kosovën: Diaspora në ndihmë të atdheut gjatë Covid-19” është fushatë humanitare e cila ndihmon familjet të cilat janë në gjendje të rëndë gjatë kësaj kohe, në komuna të ndryshme të Kosovës, me pako me produkte ushqimore dhe produkte bazë të higjienës me produkte MADE IN KOSOVA.

Qëllimi i kësaj fushate është për të ndihmuar fuqizimin e prodhimit në Kosovë  dhe t’iu ofrojë ndihmë familjeve në nevojë.

​Besa për Kosovën: Diaspora në ndihmë të atdheut gjatë Covid-19 ju bën thirrje të gjithë bashkatdhetarëve për përkrahje duke kontribuar në: https://ëëë.facebook.com/donate/2846525232062333/3082614498457963/