Bes Kallaku ua uron publikisht 8 Marsin, tri grave më të rëndësishme në jetën e tij

Komediani i njohur shqiptar, Bes Kallaku, ka zgjedhur që ti urojë tri gratë më të rëndësishme në jetën e tij me rastin e 8 Marsit.

Këtë e bëri nëpërmjet publikimit të një fotografie në llogarinë e tij në Instgram. Në foto shihet nëna e tij, gjyshja dhe bashkëshortja, këngëtarja Xhensila Myrtezaj.

“Urime 8-Marsin mami Shpresa, ajo qe me lindi, Ija ime pastaj qe me rriti, dhe Xhensila nena e vajzes time. 3 grate e jetes”, ka shkruar ai pranë postimit ku edhe ka pranuar komente të ndryshme pozitive.