Bërns: Nuk mund të ketë asnjë justifikim për një akt të tillë të dhunës politike

Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Kejt Meri Bërns në një shkrim në Tuiter e dënoi dhunën në Kongresin amerikan në Uashington.

“Jam mirënjohëse për shfaqjen e kujdesit dhe mbështetjes nga miqtë dhe partnerët në Maqedoninë e Veriut të cilët e transmetuan besimin e tyre në forcën dhe rezistencën e demokracisë amerikane. E di se nga kjo do të dalim më të fortë dhe se po vijnë ditë më të mira”, shkroi ambasadorja amerikane në Tuiter.

Ajo thekson se nuk mund të ketë ansjë justifikim për një akt të tillë të dhunës politike, siç ishte sulmi ndaj Kapitoll Hill të mërkurën.

“Përfaqëson ngushëllim që këto akte të dhunës ishin dënuar përgjatë SHBA-së dhe vetëm pas disa orëve, Kongresi ynë e konfirmoi zgjedhjen e Bajdenit si president i ardhshëm i SHBA-së, ndërsa presidenti Tramp premtoi tranzicion të rregullt dhe të pakushtëzuar të pushtetit më 20 janar”, shkroi Bërns në profilin e tij zyrtar në Tuiter.

Para dy ditëve një turmë e mbështetësve të presidentit në largim, Donald Tramp sulmuan në Kongresin amerikan, me çka jetën e humbën pesë persona.