Berisha uron Abdixhikun: Suksese në misionin e rëndësishëm të udhëheqjes së LDK-së

“Miq, sot Lidhja Demokratike e Kosovës në kongresin e saj zgjodhi midis tre kandidaturave, kryetar të ri, njërin prej drejtuesve të saj më të respektuar, z.Lumir Abdixhiku”.

“Me këtë rast, le t’i urojmë të dashur miq kryetarit të ri të LDK-së suksese në misionin e tij shumë të rëndësishëm të udhëheqjes së LDK-së. Urime!”, ka shkruar Berisha në rrjetin social Facebook.