Bekteshi takon Ambasadoren Bërns

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sot ka takuar Ambasadoren e SHBA-ve në vend Kejt Mari Bërns.

Bekteshi dhe Bërns gjatë takimit kanë bisedua për projektet e implementuara dhe të planifikuara të Ministrisë së Ekonomisë, me ë cilën ka marrë mbështetje nga Ambasadorja Bërns.

Ministri Bekteshi në rrjetin social Facebook shkruan:

“Shtetet e Bashkuara janë partner strategjik i Maqedonisë së Veriut, mbështetja e biznesit është thelbësore për zhvillimin e ekonomisë.

Sot në takimin me ambasadoren e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, Sh.T.Znj. Kate Marie Bërns folëm për projektet e implementuara dhe aktivitetet e planifikuara të Ministrisë së Ekonomisë në fushën e energjetikës, tregtisë, inovacionit, mbështetjes së investitorëve të huaj, si dhe mbështetjes së sipërmarrësve të rinj.

Mbështetja e Shteteve të Bashkuara ka një rëndësi të madhe për proceset e reformave në vendin tone”.

– Advert