Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi gjatë konferencës për shtyp u pyet lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe tha se partia e tij, BDI, është e gatshme për zgjedhje, por se prioritet për momentin është ballafaqimi me koronavirusin .
“Sa i përket BDI-së, për ne për momentin prioritet është të përballemi me pandeminë Kovid-19. Sa i përket datës për zgjedhje si gjithmonë BDI është e gatshme që edhe këtë javë të ketë zgjedhje, por kuptohet se ky do të jetë vendim i përbashkët që do të merret në takimin e liderëve, – tha Kreshnik Bekteshi nga BDI.
Maqedoni Bekteshi: Edhe këtë javë po të ketë zgjidhje, Bdi është e gatshme