Bekteshi: BDI-ja mbetet në qëndrimin se nevojitet konsensus për datën e zgjedhjeve

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sot, në cilësinë e funksionarit partiak, njoftoi se BDI-ja në parim mbetet në qëndrimin – që data për zgjedhjet të miratohet me konsensus.
“Pozicioni i BDI-së është konzistent dhe parimor që nga fillimi kur u hap tema e mbajtjes së zgjedhjeve në qershor ose korrik. Ne jemi të gatshëm të shkojmë në votime edhe javën e ardhshme, por duhet të marrim parasysh
rekomandimet e Komisionit për sëmundje infektive dhe situatën me numrin etë infektuarve. Ne kemi thënë në parim se data duhet të arrihet me konsensus.
BDI mbetet në atë qëndrim. Do t’i ndjekim rekomandimet e epidemiologëve, ndërsa opinioni do të informohet për qëndrimin e fundit të partisë ose nëse ka takim të liderëve”, tha Bekteshi, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske në lidhje me deklaratën e sotme të Spasovskit që zgjedhjet duhet të mbahen më 5 korrik./MIA