Bekim Jashari tregon se çfarë pseudonimesh kishin Adem dhe Hamëz Jashari

Bekim Jashari në RTV Dukagjini ka treguar se komunikimi i fundit me babain Hamzën ishte tri ditë para luftës se Jasharajve me shtetin serb.

“Biseda ishte e fokusuar në masakrën që forcat serbe kishin bërë në Likoshan. Ishte shumë i tronditur. Më tha troç: “A e mban mend kur ka luftuar Tahir Meha. Ai ka thënë kur të luftoj unë do të shkruajnë shtatë gazeta. Më tha edhe te na nuk do të shkojë larg. Kur të luftojë unë jo shtatë gazeta por e gjithë bota do ta merr vesh”. Ashtu ndodhi nuk shkoi larg”.

Bekimi thotë se tërë kohën dyshonin se ishin të përgjuar pasi e kishin në lagje telefonin fiks.

Ai thotë se kanë përdorur gjithmonë emra anonim kur është bërë fjalë për armë apo gjëra sensitive.

“Babi e mbante pseudonimin “Dyl Mehmeti” për shkak të një roli që ka luajtur në një dramë”.

I pari i Skenderajt thotë se Adem Jashari nga familja thirrej me pseudonimin “Syla” si sinonim i Sylejman Vokshit që kishte mustaqet e mëdha