Bekim Jashari pas votimit të Kuvendit për FSK-në: Ne më së miri ia dijmë vlerën paqes dhe lirisë

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka reaguar pas votimit në Kuvend të vendimit që FSK të shkojë në misione paqeruajtëse bashkë me ushtrinë amerikane.

Me anë të një postimi në Facebook, Jashari është shprehur i lumtur për këtë vendim, duke thënë se kjo është e arritur e djemve dhe vajzave të FSK-së si dhe synim i arritur me sukses, përcjell Gazeta Express.

Lexo Edhe:
Më 2020 pati më pak aksidente se sa në vitin paraprak
“Kjo është një e arritur e radhës e ushtrisë sonë, djemve dhe vajzave të FSK-së, një synim i arritur me sukses, që edhe ne si popull që më së miri ia dijmë vlerën paqes dhe lirisë, përmes FSK-së të kontribuojmë në ruajtjen e paqës në botë”, ka shkruar Jashari.

Postimi i plotë:

Jashtëzakonisht i lumtur që pas vendimit të Kuvendit të Kosovës Ushtria jonë e ndërtuar me shumë mund e sakrificë do t’i bashkohet Gardës Kombëtare të Ioëa-së, në misione paqëruajtëse në botë.

Kjo është një e arritur e radhës e ushtrisë sonë, djemve dhe vajzave të FSK-së, një synim i arritur me sukses, që edhe ne si popull që më së miri ia dijmë vlerën paqes dhe lirisë, përmes FSK-së të kontribuojmë në ruajtjen e paqës në botë.

Një falënderim dhe mirënjohje e thellë për SHBA-të, për mbështetjen e tyre të pa rezervë në rrugën tonë të krijimit të ushtrisë sonë shtetërore dhe integrimit të saj ndërkombëtar.

Lavdi të gjithë heronjve, dëshmorëve e martirëve të Lirisë!. /Gazeta Express/