Bebe Rexha publikon foto nga e kaluara, në krahët e nënës së saj

Këngëtarja Bebe Rexha si rrallëherë ka publikuar foto me nënën e saj.

Ajo ka hapur arkivat për ta publikuar një foto nga e kaluara, imazh në të cilin shihet pranë nënës Bukurije Rexha.

Në përshkrimin e fotos Bebe ia ka shprehur dashurinë asaj në shqip dhe anglisht.

“Të dua nëna Rexha, zemra ime”, ka shkruar këngëtarja pranë postimit të fotografisë.