BE paralajmëron Izraelin për “aneksimin”

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Marrëdhënie me Jashtë dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell, lidhur me planin e Izraelit për aneksim paralajmëroi se “Marrëdhëniet tona të ngushta aktuale bilaterale preken nëse Izraeli pushton territoret e Palestinës”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme në Parlamentin Evropian, Borrel vlerësoi planet e Izraelit për aneksim.

“Qëndrimi i BE-së në këtë çështje është i qartë” nënvizoi Borrell duke tërhequr vëmendjen se vendet anëtare mbështesin zgjidhjen e negociuar me dy shtete dhe se ato kanë pikëpamje të fortë që aneksimi do të jetë një veprim në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

“I bëjmë thirrje Izraelit që të distancohet nga veprimet që do të nënkuptojnë aneksim të njëanshëm të territoreve palestineze nën okupim. Kjo mundësi do të dëmtojë mundësinë e zgjidhjes me dy shtete dhe do të ndikojë edhe në marrëdhëniet e Izraelit me vendet arabe. Marrëdhëniet tona të ngushta aktuale bilaterale preken nëse Izraeli pushton territoret e Palestinës”, tha Borrell.

Më tej Borrell tërhoqi vëmendjen se BE-ja ka përgjegjësinë e saj në kuadrin e ligjit ndërkombëtar dhe të BE-së dhe se vazhdon kontaktet me zyrtarët izraelitë që aneksimi të mos realizohet.

Borrell bëri të ditur se ministrat e jashtëm të BE-së, këtë çështje e sollën në rendin e ditës gjatë bisedimeve në fillim të javës me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, dhe se do të vazhdojnë bisedimet me komunitetin ndërkombëtar për zgjidhjen me dy shtete.

– Konkurrenca SHBA-Kinë

Pasi tërhoqi vëmendjen se me koronavisurin e ri (COVID-19) është ndezur konkurenca mes Kinës dhe SHBA-së, Borrell tha se “Evropa duhet të mbajë marrëdhëniet e saj në balancë me të dy aktorët”.

Borrel theksoi rëndësinë e marrëdhënieve me SHBA-në, dhe deklaroi që “Është e qartë që me qeverinë aktuale amerikane kemi disa pikëpamje të ndara. Pavarsisht kësaj preferojmë gjithmonë dialogun pozitiv”.