BE-ja dërgoi serinë e fundit të materialeve mjekësore si ndihmë në luftën kundër covid-19

Me dërgim të 20 monitorëve për pacientë në mjekim intensiv, 20 oksimetër pulsi dhe 25.000 teste për KOVID-19 deri te Ministria e Shëndetësisë, Bashkimi Evropian e rrumbullakoi dërgesën e ndihmë në vlerë prej 4 milionë euro për furnizim të pajisjeve urgjente mjekësore dhe rezervave.
“Në dy muajt e kaluara dhe pasi ishte bërë dërgesa e parë në fund të prillit, BE-ja tregoi solidaritet me Maqedoninë e Veriut dhe qytetarët e saj me dërgimin e më shumë se 1 milion njësive pajisje dhe produkte vitale mjekësore për mbrojtje personale për përforcim të kapacitetit të sistemit shëndetësor për luftë kundër KOVID-19. Kjo ndihmë e BE-së ishte bërë në bashkëpunim me zyrën e Kombeve të Bashkuara për Shërbime e Projektit dhe ishte koordinuar në bashkëpunim me Sekretariatin për Çështje Evropiane si koordinator kryesor i vendit për ndihmë ndërkombëtare”, informojnë nga Delegacioni i Bashkimit Evropian.
Prioritet i materialeve mjekësore zbutohej në përputhje me nevojat e sistemit shëndetësor dhe ishte koordinuar me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrinë e Shëndetësisë. Në këto dy muaj, BE-ja dërgoi 25 pajisje për ventilim mekanik (respiratorë), 20 monitorë për mjekim intensiv, 40.000 njësi pajisje të ndryshme mjekësore siç janë maska për oksigjen, filtra, kateter dhe materiale të tjera për sistemin shëndetësor. Pajisje personale për mbrojtje siç janë 30.000 maska për fytyrë, 100.000 maska kirurgjike, 750.000 palë doreza, 20.000 syze mbrojtëse, 100,000 kapela mbrojtëse, 50,000 mantele, 16,000 skafanderë, reagensë të mjaftueshme për 25,000 teste të KOVID-19 dhe sasi të mëdha të mjeteve për dezinfektim dhe materiale të tjera themelore për mbrojtje personale ishin blerë dhe dorëzuar deri te punonjësit mjekësorë përgjatë gjithë vendit.

Kjo ndihmë, së bashku me nismat e asistencës individuale të BE-së, përbëjnë mbështetjen më të rëndësishme ndërkombëtare që vendi ka marrë në luftën kundër efekteve të shkaktuara nga pandemia. Për më tepër, Bashkimi Evropian gjithashtu ka vënë në dispozicion më shumë se 220 milionë euro si mbështetje të drejtpërdrejtë dhe kredi për të zbutur ndikimin e trajtimit të sfidave ekonomike të shkaktuara nga pandemia KOVID-19. BE do të vazhdojë të mbështesë Maqedoninë e Veriut dhe qytetarët e saj. Së bashku do ta tejkalojmë këtë krizë dhe do të rimëkëmbemi./MIA