BDI: Seancat e kuvendit të mbahen edhe online

Bashkimi Demokratik për Integrim propozon që seancat e Kuvendit të
mbahen edhe online.

BDI konsideron që Kuvendi duhet të shqyrtoj mundësinë e ndryshimit të
Rregullores së punës në pjesën që i përket saktësimit se çfarë në fakt
nënkuptohet me fjalën prani të deputetëve, qoftë ajo prani fizike apo
online.

BDI kërkon arsye të shëndosh edhe nga partitë opozitare që edhe ata të
shqyrtojnë këtë propozim me qëllim që të evitohen mundësitë për cënim të
shëndetit të deputetëve dhe të administratës si dhe bllokimin e
proceseve të rëndësishme për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në rregulloren aktuale të Kuvendit qëndron fjalia “prani”. BDI dëshiron
që të specifikohet që prania e deputetëve në Kuvend mund të jetë fizike
ose online. Ne nuk duhet të lejojmë që të torturohen deputetët të cilët
për momentin janë të prekur nga COVID-19, të mos i sjellim ata me
trajtim të veçantë dhe pastaj të rrezikojmë gjithë të tjerët. BDI nuk
dëshiron që Kuvendi të vijë në një situatë për të bllokuar procese të
rëndësishme.

Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon që opozita të marrë në
konsideratë analizat krahasuese se si është gjendja në rajon por edhe më
gjerë në një situatë të tillë me
COVID-19, duke kujtuar se Qeveria tashmë ka filluar që seancat e saja
t’i mbajë online,- thuhet në kumtesën e BDI-së.