Forumi Rinior i ASH-së ka shpërndarë një video të vitit 2014, kur deputeti i BDI-së, Rexhail Ismaili dhe ministri i atëhershëm i ekonomisë, premtonin ristartim të minierës së Llojanit dhe punësim të 300 personave. Gjashtë vite më vonë, nuk është realizuar asnjë punësim nga këto 300 të premtuara.
Në BD Inuk preferojnë të komentojnë zyrtarisht premtimet e tyre të parealizuara. Burime në këtë parti për Gazetën Lajm thonë se stili i BDI-së është t’i shkarkojë dhe t’i largojë nga skena ata funksionarë që i kanë dhënë premtimet, pa marrë parasysh se ato janë bërë në cilësinë e funksionarëve të lartë të partisë. “Me siguri kësaj radhe viktimë e premtimeve të dështuara partiake do të jetë Rexhail Ismaili, edhe pse ato premtime nuk i ka dhënë kokë më vete, por në cilësinë e deputetit partiak. Saraçini moti kohë është shkarkuar nga posti i ministrit, kurse Ismaili në zgjedhjet e ardhshme nuk do të figurojë askund në listat e kandidatëve”, thonë burime partiake në në BDI, që dëshirojnë të mbeten anonime.
Të njëjtat burime thonë se në BDI shpresojnë se shqiptarët do t’i harrojnë këto premtime të paplotësuara.