BDI diskuton dokumentet strategjike programore në prag të kongresit. Në mbledhjen e sotme të kryesorë, u hodhën për shqyrtim paraprakë rezolutat kryesore 1) integrim konsensual, 2) Drejtësi kolektive\vetting, 3) Jetë cilësore, 4) Zhvillim, punë, mirëqenie dhe 5) Rinia, në vend të vetë. Në dokumente, BDI vë theksin te integrimi në një shoqëri qytetarësh dhe komunitetesh tërësisht të barabarta, dhe thekson se vendimmarrja konsensuale, bashkëqeverisja dhe barazia janë parakushte për integrim në të gjitha nivelet nëpërmjet marrjes së përgjegjësisë nga të gjithë përfaqësuesit ligjorë. Për sa i përket vetting-ut, BDI thekson disa kontrolle, së pari atë të integritetit dhe transparencës të cdo pretendenti për të ushtruar funksion publik, si dhe hetim i të ardhurave, pronës, të kaluarës në karrierë etj. Për jetën cilësore, BDI-ja mbështet ndarjen e politikës nga arsimi, krijimin e mjedisit gjithëpërfshirës për mësim, klasa e shkolla që pranojnë dallimet dhe ku nxënësit mësojnë bashkë, premisa për ndërtimin e një shoqërie të qëndrueshme. Me këtë mund të arrihet një administratë më cilësore, më efikase në shërbim të qytetarit, dhe më shumë qëndrueshmëri për shërbimet e mira. Në sferën e katërt, zhvillim, punë e mirëqenie, BDI synon dyfishim të standardit të jetesës për qytetarët, e matur kjo sipas të ardhurave për kokë banori. Në rezolutën Rinia në vend të vetë, BDI angazhohet për strategji shtetërore për të rinjtë, dhe masa konkrete për përfshirjen e tyre në tregun e punës.
Lajme BDI-ja diskuton dokumentet strategjike programore në prag të kongresit