Bayern shqyrton riblerjen e Sanches

Corentin Tolisso pritet të largohet si lojtar i lirë nga Bayern Munich, dhe kjo ka bërë që bavarezët të shqyrtojnë opsione për mesin e fushës.

Sipas Calciomercato, Bayern Munich po bëjnë çmos për të nënshkruar me mesfushorin e Lille, Renato Sanches, përcjell lajmi.net.

Sanches ka qenë edhe më parë pjesë e skuadrës së Bayern.

Portugezi luante me Bayern tri vite para se t’i bashkohej Lille, në vitin 2019 për 18 milionë euro.