Bashkëkombas Tash është Koha!

Shek Hallaçi

Kombi Shqiptar meriton më shumë, për të jetuar në një vend ku respektohët e drejta e tyre dhe sundon ligji, ku njerëzit e korruptuar hetohen, ndiqen penalisht dhe gjykohen për sjelljet dhe veprimet e tyre të kundërligjshme.
Aleanca me Alternativën e kanë të njejtin program, që mos ta lënë popullin liridashës të shembet për arsye dhe apetite të njerëzve të korruptuar.
Fatkeqësisht, ka njerëz të tillë, që pa keqardhje dhe pa fije turpi vazhdojnë ti’a kërkojnë votën popullit Shqiptarë, për t’u zgjedhur gjoja si përfaqësues i tyre, si kryeministër…!!!
Ky kandidatë në një periudhë të errët për Shqiptarët, atë të vitit 98, më 18 shtator të atij viti, është likuiduar Beqir Limani duke qenë Neser Zyberi zv. Kryeministër. Pikërisht ky njeri sot është kandidat nga radhët e BDI-së, si Kryeministër i mundshëm…!!!
Kujtojmë edhe disa nga rastet ,ku pjestarë të BDI-së dhe të VMRO-s, edhe pse të dënuar, janë të pa prekshëm për organët e drejtësisë dhe vazhdojnë të jetojnë në liri, si për shembull Ali Ahmeti, Musa Xhaferr, akoma në procese gjyqësore të “MAGJAR TELEKOMIT” kurse këta të dënuar, Nikolla Gruevski, Ejup Alimi, Ismet Guri, Sasho Mijallkov Gordana Jankullovska etj etj.

Andaj kjo drejtësi selektive ndaj Shqiptarëve, duhet të marrë fundë me 15 korrik, të ju tregohët vendi kriminelëve, tradhëtarëve dhe të shiturve nga radhët e BDI-së. Me votën tuaj ta dërgojmë në histori këtë kastë të fëlliqur…