Bardhi: Ishin tre pikë të rëndësishme për ne

Pas dy barazimeve në ristartin e La Ligës, Levante shënoi fitore të madhe kundër Espanyolit, ndërsa asi ynë Enis Bardhi ishte lojtar i ndeshjes. Ai realizoi një gol perfekt për rezultati 1:2.

“E gjithë skuadra ka bërë një ndeshje të shkëlqyer. Në disa momente patëm probleme, por e kishim topin më tepër në posedim dhe merituam tre pikët. Jemi të lodhur, ndeshjet na duken të gjata, megjithatë është mirë që fituam. E kontrolluam ndeshjen, mendoj se Espanyoli nuk pati asnjë rast, ndërsa na shënuan gol nga ndërpreja.

Dhe, kur pranuam gol nuk u kthyem të mbrohemi dhe erdhi shpërblimi. Është mirë që ka pesë zëvendësime, të mund të pushojmë dhe të freskoehemi.

Kemi pak kohë për pushim deri te ndeshja me Atletiko Madridin kemi pak kohë për pushim, por do të jemi të gatshëm”, deklaroi Enis Bardhi.

Loading...