Barcelona është eliminuar në fazën e grupeve të Champions League pas 21 vjetësh.
Barca e humbi ndeshjen vendimtare ndaj Bayernit me rezultat 3:0, që ia pamundësoi kalimin tutje në Champions.
Rivalët e drejtpërdrejt të “Blaugranave” portugezët e Benficas, fituan me rezultat 2:0 ndaj Dynamo Kyiv.
Në këtë edicion ekipi i Xavi Hernandez, në gjashtë ndeshjet e Champions i ka fituar dy ndeshje e ka një barazim dhe i ka pësuar tri humbje.
Garat ekipi spanjoll do t’i vazhdojë në Europa League.