Ish-deputetja e PD-së, Lindita Metaliaj tha se shteti po i vret për së dyti banorët e Thumanës, pas vendimit se ata duhet të lirojnë hotelet deri më 3 janar.
Postimi i plotë:
Banorët e Thumanës apelojnë për ndihmë!
Shteti po i vret per se dyti!
Krim shteteror pas termetit te 26 nentorit!
Qeveria e paaftë dhe e dështuar tashmë sillet në mënyrë kriminale me qytetarët e saj!
Sot përfaqësues nga Bashkia Krujë u kanë kërkuar banorëve të firmosin për të dalë nga ambientet e hotelit ku strehohen dhe të kërkojnë banesa me qera duke ju ofruar vetem 30 mijë lekë të vjetra për frymë.Kjo sjellje kriminale dëshmon edhe njëherë braktisjen e këtyre banorëve duke tentuar ti hedhin në rrugë,pa mbështetje e përkrahje nga shteti i falimentuar i propagandës dhe i hajdutërise!
Ata nuk pranojnë të nënshkruajnë asgjë, dhe sot ata kane refuzuar edhe drekën.