Banorët e Siniçanit vijojnë protestat për ujin

“Kështu e kanë festuar sot festën e bajramit banorët e fshatit Siniçan, duke bërë bajram me njëri tjetrin në protestë në malin Sharr apo në vendin ku zhvillohen punimet. Banorët shprehen të vendosur se pa u dhënë leja për fillim me punë të këtij ekskavatori që shihni prapa nesh nuk do të kthehen nëpër shtëpitë e tyre”.

“Ne jemi me shpresë se do na ndihmojnë. Kemi kërkuar ndihmë punët që na kanë takuar neve i kemi bërë edhe atë me vetëfinancim mendojmë se na takon ky ujë dhe kërkojmë që sa më shpejtë të kryhet ky proces”.

“Ne jemi që prej tre ditësh këtu, edhe mbrëmë ishim këtu dhe Bajramin e bëmë këtu, dhe nuk tërhiqemi. Ne kemi vendosur me ujin të shkojmë poshtë sepse rrugëdalje tjetër nuk kemi. Pa ujin në fshat nuk kemi çka bëjmë, nuk kemi ujë për pije, nuk kemi ujë për higjienë dhe ky është qëndrimi i të gjithëve. Policia na pengon nuk na le të punojmë por ne jemi të vendosur dhe do qëndrojmë këtu”.

“Do vazhdojmë deri në fund deri sa të shkojmë me ujin në fshatin tonë. Kërkojmë thjeshtë ujin tonë. I lusim që të na mundësojnë ta mbarojmë këtë punë”.

Në vendin ku është paraparë të vazhdojnë punimet për sjelljen e ujit nga bjeshka edhe më tej të qëndron policia. Ndryshe nga një ditë më parë kur situata ishte më e tensionuar, sot nuk ka protestues të fshatit Urviç të cilët pretendojnë se punimet për ujin e Siniçanit dëmtohet burimi prej ku e sigurojnë ujin për fshatin e tyre.