Banorët e Siniçanit protestojnë kundër ndalimit të punimeve për ujësjellësin

Banorët e Siniçanit të Komunës së Bogovinës, pasi që mbrëmë policia ka ndalur punimet për ndërtimin e ujësjellësit sot në shenjë revolte kanë dalur të protestojnë.
– Advertisement –

Mbrëmë nëpërmjet rrjetit social Facebook, kryetari i kësaj komune, Albon Xhemaili, kishte shkruar se është ftuar në stacionin policor në Tetovë në lidhje me punimet për ujësjellësin e fshatit Siniçan, duke shtuar se kjo është hakmarrje e BDI-së pas humbjes në Komunën e Bogovinës.

-Punimet për ujësjellësin janë ndërmarrë në përputhje me të gjitha procedurat juridike, prandaj kjo sjellje e policisë nuk mund të cilësohet si gjë tjetër përpos se një hakmarrje e BDI-së të cilët shfrytëzojnë ministrin teknik nga radhët e BDI-së Agim Nuhiu si instrument për qëllime të caktuara keqdashëse,-shkruan Xhemaili.
– Advertisement –

Në vijim keni deklaratën e kryetarit të Komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili për TV21.
https://www.facebook.com/watchparty/316592909484184
– Advertisement –

Televizioni 21 kontaktoi edhe me Sektorin për Punë të Brendshme Tetovë, por deri tani ende nuk ka përgjigje.