Banorët e Bllacës mohojnë atë që tha Grubi! “Askush nuk na ka kontaktuar për tokat tona”

Zëvendëskryeministri Artan Grubi muajin e kaluar tha se ka përfunduar eksproprijimi i të gjitha pronave private të banorëve të Bllacës për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë.

“Kemi përfunduar eksproprijimin e të gjitha pronave private në atë vend në trasenë në dy kilometrat e para dhe kemi filluar projektimin për 11 kilometrat e radhës të cilët duhet të përfundon projektimi vitin e ardhshëm dhe të tenderohet”, deklaroi zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.

Por disa pronarë të tokave nuk janë në dijeni se më kë është marr vesh Grubi për të punuar në tokat e tyre, pa ua paguar dhe pa u konsultuar.

Ata thonë se askush nuk i ka kontaktuar dhe se pa leje po punohet në tokat e tyre.

“Kryeministri Grubi as që ka ardhur këtu, ai flet prej në parlament, atje nuk e di unë se çfarë bëhet. 01:37 Askush nuk ka ardhur, unë si pronar i tokës dy ditë i kam ndërprerë punimet në arën time, jo tek dikush tjetër dhe pas dy dite përsëri kanë filluar”, tha Zylqif Bardhi – banor.

Një banor tjetër i Bllacës të cilit autostrada i kalon përmes tokës së tij, thotë se nuk janë të vetmit që nuk po merren vesh për çmimin e tokës. Sipas tij ka edhe shumë pronar tjerë që nuk pajtohen me çmimin.

“Prej lagjes tonë, janë diku 20, por ka edhe nga fshati Seqishtë në anën tjetër që është kanë toka aty”, u shpreh Muhib Xhaviti – banor.

Banorët thonë se nëse shteti nuk ua paguan tokën aq sa kërkojnë, atëherë kërkojnë shkëmbim tokë me tokë.

“Me bë ndërrim, tok për tok se shteti ka tokë, ja u jap tokën ma ktheni një tokë”, shtoi Zylqif Bardhi – banor.

Banorët e Bllacës nuk e kanë lënë me kaq. Ata kanë angazhuar një avokat dhe presin që këtë muaj dalin në gjyq. Ata thonë se nuk janë kundër ndërtimit të autostradës, por janë kundër asaj që tokat e tyre të nënvlerësohen dhe të blihen nga shteti me çmim të lirë. 200 deri në 400 denarë është caktuar çmimi i tokës atje, ndërsa autoritetet thonë se Bllaca është vend malor, me drunj kryesisht të vegjël dhe tokë bujqësore, andaj çmimi është i tillë, por banorët kanë kërkuar që toka tu paguhet nga 50 deri 100 euro për m2.