Bajden: Tramp udhëheq politikë të vrazhdë shëndetësore

Kandidati demokratik për president amerikan Xho Bajden e dënoi presidentin aktual Donald Tramp për përpjekjet e tij ta heqë Omabakerin, duke i akuzuar republikanët për rrezikim të qasjes deri te mbrojtja shëndetësore e miliona amerikanëve gjatë pandemisë së koronavirusit, transmetoi Hina.

Në fjalim në shtetin federal Pensilvania, Bajden e ka kritikuar administratën e Trampit për dorëzimin e paralajmëruar të kërkesës te Gjykata Supreme për shpallje të ligjit për sigurim shëndetësor si ilegal, i njohur si Obamaker.

Ky ligj është një nga arritjet më të mëdha prej kohës kur Bajden ishte nënpresident i Obamës.

“Është i ashpër dhe i pandjeshëm”, tha Bajden, duke shtuar se heqja e ligjit do t’i detyrojë familjet “ta jetojnë jetën e zënë mes dy arritjeve të Trampit: mossuksesi të mbrohen amerikanët nga koronavirusi dhe lufta e kryqëzuar pa shpirt të hiqet mbrojtja shëndetësore”.

Bajden, i cili për shkak të koronavirusit, nga Marsi pjesën më të madhe të kohën e kalon në shtëpinë e tij në Delaver, tani ngadalë i vazhdon aktivitetet e tij parazgjedhore.

Tramp me të cilin Bajden do të përballet në zgjedhjet më 3 nëntor, dje udhëtoi për në Viskonsin, edhe një shtet me mbështetje të ndryshueshme të votuesve, ku pritet të flitet për reformat policore dhe prodhimtarinë.

Prej më parë anketat tregojnë se Tramp mbetet pas Bajdenit edhe në të dy shtetet, ndërsa të mërkurën numri i infektimeve të reja në mbarë vendin ishte pothuajse deri në nivelin lokal.

Presidenti thotë se vendimi i tij për kufizim të udhëtimeve dhe respektim të distancës sociale ka ndihmuar në luftën kundër koronavirusit, por SHBA kanë shumë raste të infektimit me koronavirusin dhe më së shumti raste të vdekjes në botë./MIA