Shkruan: prof. Rexhep Abazi Komuna e Medvegjës është vend kodrinoro-malorë por me pasuri të shumëta natyrore, mbi dhe nëntokësore. Ka Xeheroren e Lecit nga e cila nxiret ari dhe plumbi. Ka toka pjellore, male të bujshme, kullosa të pafundme, ujëra sipërfaqësore me bollak e pastërti të lotit të syrit. Ka një natyrë ekologjikosht të pastër, fatkeqësisht të pashfrytëzuar fare. Njëra nga pasuritë e rralla, ndoshta edhe n‘Evropë, është Baja e Siarinës me veti të shumëta shëruese, turistike e rekreative. Gjendet 60 km.nga Prishtina, 40 km.nda Dardana (Kamenica), 50 km.nga Leskoci, 180 km.nga Presheva, 230 km.nga Shkupi, 310 km.nga Tirana, 350 km.nga Beogradi… Eshtë vend shërues sepse ka 13 burime të ujërave minerale e termale, me veti fizike e kimike të ndryshme. Ka dy gejzirë me ujëra termale 73-75 shkallë të Celsiusit. Ka pak kapacitete për akomodimin e vizitorëve të interesuar, pra një Qendër Rehabilituese „Gejzer“ me afro 350 shtretėr dhe përafërshisht afro 500 shtretër në shtëpitë private të njerëzve të këtij vendi. Qendra rehabilituese „Gejzer“ ka repartet e trajtimit të sëmundjeve reumatike me aparaturë bashkkohore dhe personel shëndetësor të nivelit të duhur. Fatkeqësisht nga vitit 1999 në këtë shërbim nuk ka asnjë punëtor shëndetësor shqiptar. Në shërbimin e hotelerisë punon një kamarier dhe në shërbimin e mirëmbajtjes dy shqiptarë. Deri në vitin 1999 shqiptarėt e përbënin 64 përqind të popullësisë së këtij vendi. Ishte ky vend i rëndësishëm për komunën e Medvegjës, e në veçanti për shqiptarët. Njerëzir e këtij vendi jetonin nga të ardhurat që fitonin nga shtëpitë e tyre të lëshuara me qira gjatë sezonit turistiko-shërues i cili gadi se zgjaste gjashtë muaj ( maj-tetor). Përveq këtyre përfitime kushin edhe banorët e fshatrave për rreth Bajës, të cilët i shitnin prodhimet e tyre bujqësore e blektorale me çmime të volitshme e çka ishte me rëndësi se tregun e kishin në derë të shtëpisë. Goditja shumë e rëndë e këtij vendi të mrekullueshëm, siç e goditi edhe tërë rruzullin tokësor, i erdhi nga Pandemia e virusit Corona. Kjo e paralizoi dhe e qiti jashta sistemit të jetës normale popullatën e këtij vendi të vogël të komunës më të pahhvilluar në Serbi, sepse deri në fillimin e muajit maj çdo gjë ishte e pasivizuar, kurse tani pas heqjes së Gjendjes së jashtzakonshme në Serbi, njerëzit e Bajës së Siarinës po mundohen t‘i kapin fijet e shkëputura të jetë së tyre të rëndomtë. Siç thot z. Ramiz Azemi, banor i këtij vendi dhe pronar i shtëpisë turistike „NANA NAZIFE“ pronarët e shtėpive private kaherë i kanë përgatitur shtëpitë e tyre për vizitorë të rregulltë të tyre të cilët viteve të tjera fillonin të vinin që nga muaji maj. Mirëpo këtë vit situata e Pandemisë, thot ai na ka dëmtuar shumë me fillimin e vonuar të sezonit e Zoti e dijtë si do të shkoj puna tani e tutje edhe pse në këtë pjesë të rajonit nuk ka pasur asnjë të prekur nga virusi Corona. Por sido që të jetë…nē këtë periudhë të viteve të kaluara unë e kisha shtëpinë plot me vizitorë e tani i kam vetëm dy të addhur para tri ditësh…thot z. Ramiz Azemi, pronar i shtëpisë turistike “NANA NAZIFE” në Bajë të Siarinës. Në këtë bajë vinin e vijnë shumë vizitorë shqiptarë nga Kosova, por fatkeqësisht pushtetëmbajtēsit e komunës së Medvegjës nuk kanë aspak kujdesë e respekt ndaj tyre dhe në asnjë vend nuk është shkruar asnjë emërtim, asnjë informatë apo udhëzim edhe në gjuhën shqipe. Kētë e ceka së paku për dy arsye: 1. E para, Medvegja është e përzier ku gjuha shqipe duhet të përdoret sipas Statutit të saj, 2. E dyta, shqiptarët që vijnë këtu e ndihmojnë zhvillimin e këtij vendi me mjetet financiare që i derdhin gjatë qëndrimit këtu. Sido që të jetë dhashtë Zoti e gjendja shëndetēsore të jetë stabile e kjo do të jetë mirë edhe për vendorët edhe për vizitorët e Bajës së Siarinës.

Kosovë-Shqipëri Baja e Siarnës, vendi shqiptar shumë shërues, që pushteti i Beogradit po...




