Avokati i Popullit: Të respektohen të drejtat e fëmijëve, përgjegjësia për këtë është e tërë komunitetit

Me rastin e Javës së fëmijëve, e cila shënohet në javën e parë të muajit tetor, Avokati i popullit dërgoi apel për ngritjen e shkallës së ndjeshmërisë së shoqërisë për rëndësinë për respektimin e të drejtave të fëmijëve dhe të sigurohen kushte për implementimin e tërësishëm të Konventës për të drejtat e fëmijëve.

“Të gjitha shtetet anëtare të organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), javën e parë të muajit tetor e shënojnë si Javë të fëmijëve, me qëllim që të përkujtojnë se si nënshkrues të Konventës për të drejtat e fëmijëve nevojitet të sigurohen kushte për implementimin e tërësishëm të parimeve dhe të drejtave që dalin nga kjo Konventë. Në këtë drejtim, Avokati i popullit si organ i cili bën kujdes të posaçëm për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve përmes sektorit të posaçëm për fëmijë dhe personave me aftësi të kufizuara, përkujton se përgjegjësia për fëmijët është e tërë bashkësisë, e të gjithë neve dhe se çdo vendim që ka të bëjë me fëmijën ose megjithatë, është nëlidhje me tëd rejtat e tij, duhet të jetë në interesin e tij më të mirë, pa diskriminim dhe me respektimin e mendimit të tyre”, thuhet në kumtesën e Avokatit të popullit.

Duke dërguar apel për ngritjen e shkallës së ndjeshmërisë së shoqërisë për rëndësinë për respektim të drejtave të fëmijëve, Avokati i popullit thekson se të gjithë fëmijët janë të barabartë, se çdo fëmije duhet t’i sigurohen kushte për jetë normale, shtëpi të ngrohtë, kushte që të rritet me kujdesin dhe dashurinë e më të afërmve, papenguar të arsimohet, të ketë qasje deri në nivelin më të lartë të mbrojtjes shëndetësore, si dhe të mbrohet nga lloj lloj keqpërdorimi ose dhuna.

“Kjo javë le të jetë nxitje për të gjithë që punojnë me fëmijët ose në interes të fëmijëve, më seriozisht dhe me përkushtim më të madh të vazhdojnë me aktivitetet për përmirsëimin e gjendjes me të drejtat e fëmijëve, duke përdfshirë kur kjo është e mundur dhe kur nevojitet, duke e dëgjuar dhe respektuar mendimin e tyre, pasi kjo është një nga mënyrat me të cilat shoqëria do të tregojë se me të vërtetë angazhohet dhe kujdeset për të mirën e çdo fëmije”, tha Ombudsmani.