Avokati i popullit: Secili meriton trajtim njerëzor, ndërsa tortura nuk është asgjë tjetër se krim kundër njerëzimit

Secili meriton trajtim human, ndërsa tortura nuk është asgjë tjetër veçse krim kundër njerëzimit. Kjo urdhëron që të gjithë njerëzit, madje edhe ata të cilëve për cilat do arsye u është kufizuar liria e lëvizjes, të trajtohen pa iu shkelur dinjiteti, shkroi Avokati i popullit, Ixhet Memeti me rastin e Ditës ndërkombëtare për mbështetje të viktimave nga tortura.

“Me shpalljen e 26 qershorit Ditë ndërkombëtare për mbështetje të viktimave nga tortura, shënohet momenti kur në vitin 1987 hyri në fuqi Konventa e Kombeve të Bashkuara kundër torturës dhe llojit tjetër të veprimit apo ndëshkimit jonjerëzor dhe poshtërues. Konventa e cekë karakterin absolut të ndalesës për torturë dhe e imponon nevojën e zbatimit të politikave për zero tolerancë në rastet e ekzistimit të saj”, ceket në kumtesën nga zyr e Avokatit të popullit.

Avokati i popullit punon vazhdimisht dhe me përkushtim në luftën kundër torturës, ndërsa çdo vit, tashmë nëntë vite me radhë, në këtë ditë e publikon edhe Raportin vjetor të Mekanizmit nacional preventiv.

Raporti, siç është cekur, përmban rrëfim të situatave në vendet e privimit dhe kufizimit të lirisë së lëvizjes dhe analizë të aktiviteteve të ndërmarra për parandalim nga tortura dhe veprimi apo ndëshkimi jo njerëzor apo poshtërues në këto vende.

Gjendjet e konstatuara dhe rekomandimet e dhëna drejtuar autoriteteve kompetente për tejkalim të mangësive të konstatuara janë rezultat i gjithsej 22 vizitave preventive, që ekipi i Mekanizmit nacional preventiv i zbatoi gjatë vitit 2019./MIA