Mbrojtja e ish drejorit të DSK-së, Sasho Mijalkov është ankuar se klienti i tyre ka mbetur edhe në burg, edhe pa pasurinë prej 11 milionë eurove që e ka ofruar si garanci për të dalë nga burgu.
Avokati Zvonko Davidoviq tha se Këshilli Gjyqësor duhet të zbatojë vendimin e Apelit dhe klienti I tuij të dalë nga buergu, ndërkaq akuzoi se vendimi për paraburgim I Mijallkovit është I porositrur.
AVOKATI I MIJALLKOVIT
“Gjykata e Apelit bëri vlerësim të gjitha rrethanave për mundësi të arratisjes dhe Këhsilli Gjyqësor duhej ta zbatoj vedimin që klienti ynë të lirohet. Në këtë moment kemi garanci e cila është realizuar dhe nuk mund ta shlyejmë, kurse kemi edhe vendim jo fuqiplotë të Gykatës Themelore, por klinti ynë gjende në burg dhe llogaritet vendimi i Gjykatës Themelore-diçka që nuk ekziston as në vendet afrikane”.
Ai akuzoi se vendimet gjyqësore janë “të porositura” dhe këtu nuk lë pa akuzuar ministrin e Drejtësisë, Bojan Mariçiqin, i cili sipas tij ka bërë presion ndaj gjykatës.
AVOKATI I MIJALLKOVIT
“Pse mendojmë se vendimi është i porositur. Sepse ministri i drejtësisë bëri presion të madh, ku Prokuroria servile veproi, kurse Gjykata klienteliste solli vendim. Kësaj radhe reaguam, sepse vendimi u soll nën presion të pushtetit ekzekutiv dhe për shkak se Gjykata e Apelit bëri vlerësimin e të gjitha rrethanave lidhur me mundësinë për arratsje. Asgjë nuk ka mundur të ndryshojë brenda atyre katër orëve”.
Para pak ditësh katër avokatët e ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov, i shkruan letër ambasadorit izraelit në vend ku kërkojnë që ai t’i mohojë pretendimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve se Mijallkov mund të arratiset në Izrael për shkak të kontakteve me shërbimet inteligjente izraelite.
Gjykata e Apelit e lëshoi nga paraburgimi ish shefin e DSK-së, pasi ai la si garanci 11 milionë euro. Mirëpo ende pa dalë nga paraburgimi gjykata e shkallës së parë i caktoi Mijallkovit 30 ditë paraburgim për një rast tjetër, kësaj radhe për rastin “Parcelet në Vodno”. /SHENJA/