Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në bashkëpunim me kompaninë përkatëse, ka nisur sot procesin e asgjësimit të 35,170 kilogramëve peshk, që konsiderohen të papërshtatshëm për konsum.
Sipas njoftimit zyrtar të AUV-së, ky veprim po ndërmerret për të garantuar sigurinë shëndetësore të konsumatorëve dhe për të respektuar standardet ndërkombëtare të cilësisë ushqimore.
“Asgjësimi po realizohet në bazë të vendimit të Gjykatës Komerciale në Prishtinë – Dhoma e Shkallës së Dytë, sipas Aktvendimit Nr. të lëndës 2025:134825 me nr. dokumenti 07679680”, thuhet në njoftimin e agjencisë.
AUV ka siguruar se procesi po zhvillohet në përputhje me të gjitha procedurat ligjore dhe teknike të kërkuara për menaxhimin e produkteve të rrezikshme për shëndetin publik.