Autobusi rrokulliset nga erërat e forta në Gjermani, 1 e vdekur dhe 8 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gjermani. Drejtuesi i një autobusi me disa pasagjerë ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të erërave të forta dhe reshjeve të mëdha të dëborës.

Mediat gjermane raportojnë se autobusi është rrokullisur. Për pasojë një grua ka humbur jetën ndërsa 8 pasagjerë kroatë janë të plagosur, 2 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

Aksidenti ndodhi në austostradën Rajni-Latatinat, ndërsa autobusi ishte nisur nga Kroacia dhe si destinacion kishte Tomerdingen.

Disa linja hekurudhore janë mbyllur për shkak se shumë pemë që janë shkulur me rrënjë nga erërat e forta, kanë përfunduar nëpër binarë.

Instituti meteorologjik i Gjermanisë, parashikon përmirësim të motit gjatë fundjavës, duke rritur shpresat se erërat do të ndalen.