Australia mbyll kufijtë për shkak të koronavirusit

Australia do t’i mbyllë kufijtë e saj shtetëror për ta parandaluar përhapjen e virusit Kovid-19.

Për shkak të rritjes së numrit të infektuarve të rinj, shteti Kvinslend tashmë e ka ndaluar hyrjen e pothuajse të gjithë banorëve të Viktorias e cila është goditur më rëndë nga epidemia, njoftoi Bi-Bi-Si.

Në të njëjtën mënyrë do të veprojë me njerëzit e kryeqytetit Kanbera dhe shtetin e Uellsit të ri jugor të cilët janë bërë vatër e virusit.

Qeveria e Uellsit të ri jugor vendos kufizimet e saja të rrepta. Udhëtarëve nga Viktoria do t’u lejohet të hyjnë në vend vetëm nëse fluturojnë për në Sidnej dhe shkojnë në izolim të detyrueshëm 14 ditor.