Artan Grubi realizon “bratska sredba” me ministrin e jashtëm shqiptar, Genc Cakaj (Video)

Zëvendeskryeministri Artan Grubi ka realiuar një takim vëllazëror me ministrin e jashtëm shqiptar, në kuadër të vizitës së tij në Shkup.
Grubi si një nga ministrat më aktiv për PR, ka publikuar video nga takimi në rrjetet sociale, me tekst shqip dhe maqedonisht.

“Bashkëpunimi mes Shkupit dhe Tiranës është i shkëlqyeshëm dhe të dy vendet bashkë po punojmë me të gjitha fuqitë tona që sa më parë përmes realizimit të reformave të formalizojmë çeljen e bisedimeve për aderim në Bashkimin Evropian.

Bashkë me z.Cakaj biseduam edhe për mënyrën e liberalizimit të lëvizjes së qytetarëve, përkatësisht kthimit në normalitet të vendkalimeve kufitare duke marrë si shembull lëvizjen e lirë mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Maqedonia e Veriut nuk është vetëm një vend fqinj i Shqipërisë, por dhe një shtet mik edhe partner strategjik me të cilin marrëdhëniet i kemi të shkëlqyera”, thuhet në kumtesën pas takimit.