Art Abazi kundër pagesave me para publike, i gatshëm për të performuar falas

Tema më e diskutuar këto ditë ka qenë “Para publike drejt figurave publike”.

E gjithë kjo pasI u zbuluan rrogat e gazetareve Bieta Sulo dhe Mira Kazhani në kompani ujësjellësi në Shqipëri, në Kosovë dolën listat e pagesave si subvencione nga Komuna e Prishtinës.

Shpat Deda, Fatmir Spahiu e Mentor Shuki ishin vetëm disa prej emrave të njohur që ishin paguar për performanca e realzime përgjatë pandemisë, me projektin ‘Lajme pozitive gjatë pandemisë’ të aktorit Spahiu si një prej më epikëve.

Ndonëse një pjesë prej tyre u sqaruan përmes rrjeteve sociale për pagesat në kohë pandemie nga Komuna, një tjetër artist e ka thënë fjalën e tij, duke u deklaruar kundër kësaj dhe shprehu gatishmëri për performancë pa pagesë.

Bëhet fjalë për Art Abazin, postimin e plotë të të cilit mund ta shihni në vazhdim.