Sulmoi fizikisht ciceronin turistik, afër ‘Xhamisë së Larme’, arrestohet tetovari

ga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar një 68-vjeçar nga Tetova, pasi i njëjti, kishte sulmuar fizikisht një ciceron turistik, por sipas Policisë, kishte tentuar t’i shponte gomat e autobusit që po barte turistë.

“Më 27.10.2025 në ora 11:35 në rrugën “Ilinden” në Tetovë, punonjës policie nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin N.A. (68) nga Tetova, duke vepruar sipas një denoncimi paraprak se rreth orës 11:20 në Tetovë, kishte sulmuar fizikisht personin K.D. (42) nga Velesi – një ciceron turistik, ndërsa priste që turistët të dilnin nga Xhamia e Pashës (Xhamia me Larme) në Tetovë. Sipas denoncimit, ai ishte përpjekur me një send të shpojë gomat e autobusit me të cilin transportoheshin turistët dhe kishte kërcënuar edhe shoferin e autobusit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë kallëzim përkatës”.